Deputeti i Parlamentit Evropian nga Kroacia, Tonino Picula, do të bëhet raportuesi i ri i këtij organi për Serbinë, mëson jozyrtarisht Novosti.
Sipas kësaj gaszete, Parlamenti Evropian ka përcaktuar zyrtarisht se cilat grupe politike do të jenë në krye të Ballkanit Perëndimor, ndaj raportuesi i ri për Serbinë e Shqipërinë do të jetë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.
Raportuesi për Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën do të jetë nga Partia Popullore Evropiane, për Malin e Zi nga Renew Europe, ndërsa raportuesi nga grupi i Gjelbër do të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut.g.e.