Protesta e organizuar pasditën e sotme në Tiranë kundër “Open Balkan” dhe vizitës së Presidentit Vuçiç është lajm kryesor tani në mediat serbe pranë qeverisë. “Kurir” raporton se “ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga të tjerë nga shqiptarë nga Kosova janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër presidentit të Serbisë”.
Ndërkohë, “Blic”, po ashtu media pranë qeverisë, i referohet djegies së fjalmujve serb në Tiranë duke e cilësuar situatën si kaotike. Në fakt përveç protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një perimetër të kufizuar, nuk ka asgjë kaotike në kryeqytetin e Shqipërisë, raporton abcnews.al.
Ndërkohë, “Alo.rs”, një portal i njohur për qendrime ekstremiste ndaj shqiptarëve e cilëson “të tmerrshme situatën në Tiranë” duke theksuar se shqiptarët dogjën dhe kërcënuan Serbinë.