Analisti politik e ‘kritiku i medieve’, Gëzim Mekuli ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për pagat e majme që marrin këshilltarët e ministrave, ndërsa policët e Kosovës detyrohen të protestojnë për paga.
“Turp e marre me kuptu se rrogat e këshilltarëve të kësaj Qeverie të jenë më të larta se të Policisë së Kosovës.”, ka shkruar ndër tjera analisti Mekuli.
Postimi i plotë:
Varfnia e Policisë së Kosovës dëshmon (edhe njëherë) se mbi 50% e këshilltarëve të kësaj Qeverie janë të papërdorshëm; shesin mend që si kanë as vet.
Turp e marre me kuptu se rrogat e këshilltarëve të kësaj Qeverie të jenë më të larta se të Policisë së Kosovës.
Turp e marre me bo hajgare me mbrojtësit e Kosovës nga agresioni serb; agresion që e ka ndalu, askush tjetër, pos policia këmbëzbardhur e Kosovës.
Turp e marre që policia e Kosovës të ketë pagë më të ulët se sa deputetët e shumtë babushë e analfabetë të Kosovës.
Marre! Turp!