Një komision parlamentar hetimor i senatit brazilian do të kërkojë që presidenti Bolsonaro të akuzohet për një seri krimesh të qëllimshme gjatë pandemisë së Covid-19, që shkaktoi më shumë se 600 mijë viktima në vend, shkruan CNN
Pas pothuajse 6 muajsh audicionesh të shpeshta, dëshmish dhe deklaratash shokuese për eksperimente mbi kavie njerëzore me mjekime jo efikase; komisioni i përbërë nga senatorë të partive të ndryshme politike, publikuan raportin e shumëpritur.
Dokumenti prej 1200 faqesh, i jep të drejtën komisionit parlamentar që të akuzojë kreun e shtetit për krime kundër njerëzimit, dhe neglizhencë për shëndetin publik të popullsisë. Krimet e cituara në raport janë të qëllimshme, sepse qeveria e Bolsonaros, vendosi qëllimisht të mos merrte masat e duhura për shmangien e përhapjes së pandemisë së Covid-19.
Por këto akuza mund të kenë një impakt të rëndësishëm politik, në një kohë që sondazhet tregojnë se Bolsonaro është humbës përballë Lula Da Silva, një vit para zgjedhjeve presidenciale.