Spanja është afër gjysmëfinales së Evropianit 2024 pasi ka kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë prej 2-1, në finish të lojës shtesë.
Superpërballja mes Spanjës dhe Gjermanisë, ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15-të minuta pasi koha e rregullt u mbyll baras 1-1.
Spanja dhe Gjermania po luajnë në Stuttgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha ka dhuruar një duel tejet interesant anipse u shënuan vetëm dy gola.
Olmo (52’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0, derisa Wirtz (89’), barazoi shifrat në 1-1, duke e kthyer Gjermaninë në lojë.


























