Një person ka raportuar se vila e tij është djegur tërësisht, ndërsa ka thënë se dyshon se dikush ia bëri qëllimshëm.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Burrnik të Ferizajt të shtunën pas mesnatës dhe është iniciuar si “Zjarrvënie”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se vila e tij ishte e djegur tetëshit. Sipas ankuesit në vilë nuk ka pasur rrymë elektrike dhe dyshon se djegia është bërë me qëllim nga person-a të dyshuar. Në lidhje me rastin për momentit nuk ka persona të dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.