Në një akt simbolik, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kapela në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Ky veprim erdhi si përgjigje ndaj përgjimeve të fundit të koordinatores së komuniteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, me ish-shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Deputetët e opozitës pa prezencën e atyre të Vetëvendosjes janë duke diskutuar për faljen e borxheve të ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet ndërmjet Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.ee.