Ylli argjentinas i futbollit, Leo Messi ka konfirmuar se nuk do të luajë në Kupën e Botës që luhet në vitin 2026.
Messi ka deklaruar se Botërori i Katarit, i mbajtur në fund të vitit të kaluar ka qenë i fundit në karrierë për të.
“Nuk mendoj se do të luajë në Botërorin e vitit 2026. Ai i Katarit ishte Botërori i fundit për mua. Do të shikoj si do të shkojnë gjërat, por parimisht, nuk do të shkoj në turneun e ardhshëm”, ka thënë Messi, njoftojnë mediat e huaja.
Messi në Katar arriti të fitonte Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës në finalen e së cilës mposhtën Francën pas penalltive.
Trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që i mungonte prej kohësh futbollistit të ri të Inter Miamit.


























