Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të enjten ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Besoj se hapin që po e bëj sot, duke ia besuar formimin e qeverisë z.Hristijan Mickoski, është hapi i vërtetë juridik dhe politik”, ka thënë Davkova.
Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje fiton numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/Hristijan-Mickoski-1.jpg)
Mickoski mandatohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut
“Besoj se hapin që po e bëj sot, duke ia besuar formimin e qeverisë z.Hristijan Mickoski, është hapi i vërtetë juridik dhe politik”, ka thënë Davkova.
Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje fiton numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Pas marrjes së mandatit, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të përbërjes së re të qeverisë dhe programit të punës.
Mickoski ka thënë se dorëzimin e listës me emrat për përbërjen e qeverisë së re do ta bëjë në afatin e parë të mundshëm.
“Pres që ta dorëzoj përbërjen sa më shpejt të jetë e mundur, apo para festave fetare që vijnë – Kurban Bajrami (16 qershor) dhe Dita e shpirtrave (21 qershor)”, ka thënë Mickoski.
Qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE-ja, koalicioni shqiptar VLEN dhe lëvizja ZNAM. Këto tri parti së bashku do të kenë 78 deputetë.
Para votimit të Qeverisë, Kuvendi duhet të miratojë një ligj për riorganizimin e ministrive, megjithatë, për këtë nevojitet shumica prej dy të tretash (apo 80 vota) në Kuvendin prej 120 anëtarësh.
Mickoski të mërkurën i ka dorëzuar propozim-amendamentet në Kuvend, por ndonëse nuk ka dashur të konfirmojë drejtpërdrejt se a ka siguruar mbështetjen e 80 deputetëve, ka thënë se ata nuk janë “fillestarë në politikë” për të “besuar në rastësi”.