Në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur takimi vjetor i Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes të Parlamenteve të Evropës Juglindore, ndërsa në këtë takim përfaqësuesit e Kosovës janë përballur me grushte në tavolinë e tentativë të Serbisë për mbyllje të mikrofonave.
Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.
Sot së bashku me deputetin Erxhan Galushi po marrim pjesë në këtë forum, ku pjesëmarrës janë shtetet e Evropës Juglindore. Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaçë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, shkruan ai.