Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca pas barazimit 1-1 me Romën. Gjetja e trajnerit të ri nuk ka vonuar, pasi do të jetë Sergio Conceicao ai që do marrë drejtimin e kuqezinjve.
Në Itali kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner për Conceicaon, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lazios, Interit dhe Parmës.
Kontrata e Fonseca ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja erdhi pas rezultateve jo të mira në kampionat, ku Milan renditet në vendin e 8, shkruan A2CNN.24 ndeshje qëndroi në krye të kuqezinjve Fonseca, duke fituar 12 ndeshje, barazuar 6 dhe humbur po 6.