Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari po qëndrojn për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, shkruan Kosova Post.
Kështu ka njoftuar Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se do të zhvillojnë takime në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.
“Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.