Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se rritja ekonomike në Kosovë është në performancën më të mirë dhe ka shënuar rritje, ndërsa sipas tij infacioni ka rënë.
Ministri Murati, ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike në vend pritet të shenojë 4.25% e shtyrë nga konsumi privat dhe investimet publike më të larta.
“Ekonomia e Kosovës ka vazhduar performancën e mirë. Rritja është përshpejtuar dhe inflacioni ka rënë në mënyrë rapide. Rritja ekonomike për sivjet pritet të arrijë në 4.25%, e shtyrë nga konsumi privat dhe investimet publike më të larta.”
– Pjesë nga komunikata e Fondit Monetar Ndërkombëtar, 12 nëntor 2024, ka shkruar tutje, ministri Murati në një postim në facebook.