Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, tash e tutje do të ndodhin nga Sekretariati i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Çështjen e kompensimit të dëmeve të të gjitha sektoreve, por edhe të bujqësisë, tash e tutje do të kompensohet nëpërmjet Sekretariatit. Qeveria në njërën nga mbledhjet e kaluara ka bërë kompensimin e të gjitha kategorive e dëmeve, e që besohet se është e bazuar në vlerësimin e Sekretariatit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Peci.
























