Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të reaguar lidhur me situatën aktuale në veri, më saktë për aktin e zjarrvënjes nga serbët në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok, transmeton Kosova POST.
Sipas ministrit, ky është një akt kriminal me elemente terroriste.
“Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri.” Shkroi Sveçla në një postim në Facebook.