Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK numri i operacioneve si asnjëherë më parë është rritur në mbi 1 mijë e 400.
Kështu tha Vitia gjatë replikës së tij me deputetin e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, pasi ky i fundit tha se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është para kolapsit.
“Konstatimet se është para kolapsit Klinika e Kirurgjisë Vaskulare nuk qëndrojnë. Më lejoni të ju informoj se përkundrazi, si asnjëherë më parë numri i oeracioneve është rritur në mbi 1 mijë e 400 operacione. Klinika i ka 13 mjek vaskular, Klinika ashtu siç pretendohet nuk është në kolaps sa i përket stafit mjekësor dhe mbulohen të gjitha shërbimet. Dhe tash me investimet e reja që janë bërë ku 300 mijë janë infrastrukturë dhe mbi 500 mijë euro në pajisje ku tash do të ketë edhe shërbime të reja endovaskulare “, tha Vitia në foltoren e Kuvendit