Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se Rusia e ka vënë në shënjestër Ukrainën me më shumë se 1 mijë bomba, dronë dhe raketa në shtatë ditët e fundit.
Ministria tha se ishin lëshuar 190 raketa të llojeve të ndryshme, së bashku me 140 dronë dhe 700 bomba ajrore, shkruan Sky News, transmeton kk.
“Mbrojtësit tanë të qiellit qëllojnë pothuajse të gjitha objektivat, por edhe më të shkathëtit kanë nevojë për mbështetje për të mbrojtur popullin tonë nga terrori rus”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie