Për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, Kosova me ligj themelon Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, njofton Kosova Post.
Qeveria e Kosovës më 16 shtator 2022 ka miratuar Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ai është dërguar në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Ky projektligj parasheh themelimin e institutit me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.
Parashihet që instituti të jetë agjenci në kuadër të Zyrës së kryeministrit, i udhëhequr nga një drejtor ekzekutiv, të cilin e emëron kryeministri i Republikës.
Lidhur me këtë projekligj, ka njfotuar edhe Minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ja positimi i saj i plotë:
Kalon edhe në leximin e dytë projektligji për Institutin.
Për herë të parë, me ligj themelohet Instituti për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Falenderoj deputetët për votimin!
https://www.facebook.com/100001824020047/posts/pfbid037z2QdxDDWBYkHjTBVXm5X1LBhoxwRp279BuDz1hdpsFH3zFLvZZUbHsJjV7nrPtVl/?mibextid=cr9u03


























