Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjes së deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, rreth edukimit parashkollor. Nagavci ka thënë se këtë përgjigje do ta jap atëherë kur kjo parti të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Për shkak të qëndrimit të mos përgjigjes derisa PDK të voton marrëveshje ndërkombëtare, unë nuk mund të jap përgjigje të detajuar. Ju ftoj që njëherë të votoni marrëveshjet që janë me interes për qytetarët e pastaj vazhdojmë me të gjitha çështjet tjera”, ka thënë Nagavci.
Eliza Hoxha i ka replikuar udhëheqëses së arsimit, duke thënë se sipas saj, janë ndërtuar çerdhet vetëm në komunat ku udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.
























