Ministri i Financave, Hekuran Murati bën të ditur se ka miratuar bartjen e të hyrave vetjake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove, përcjell Kosova Post.
Ministri kujton se në pajtim me pikën 6 të nenit 9 të Ligjit të buxhetit, bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara.
Tutje njofton ai se për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.
“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, tha ministri Murati.