Pak orë pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu seancën pasi deputetët e Listës Serbe kanë provokuar, kuvendi është rikthyer me votimin për projektligje të ndryshme.
Para se të ndërpritej, Konjufca u tregua i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve tha se vijnë në kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve”.
Nderkaq, Ka kaluar projektligji i banimit social dhe të përballueshëm në Kuvendin e Kosovës.
62 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.