Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të bëhet ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, siç ishte njoftuar më parë.
Për këtë ka njoftuar në faqen zyrtare Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bernë të Zvicrës.
Në njotim thuhet se tashmë është zgjatur mandati i ambasadorit aktual Petros Mavromichalis, deri më 31 gusht 2025.
“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, ambasadori i caktuar i BE-së për Zvicrën dhe Principatën e Lihtenshtajnit, z. Miroslav Lajçak, përfundimisht nuk do të marrë postin në Bernë. Prandaj, mandati i ambasadorit aktual të BE-së, Petros Mavromichalis, në detyrë që nga shtatori 2020, është zgjatur deri më 31 gusht 2025. Ambasadori Mavromichalis pret të kalojë një vit shtesë duke punuar me partnerë dhe miq në Zvicër dhe Lihtenshtajn për të thelluar më tej marrëdhëniet me këto dy vende partnere të rëndësishme të BE-së”, thuhet në njoftim.