Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka bërë të ditur se një person është arrestuar të hënën, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Mitrovicë 02.01.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. I njëjti është dërguar në mbajtje, vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së.