Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht përmes telefonit nga ish i dashuri i saj.
Me kërkesën e ankusese është lëshuar urdhër i mbrojtjes.
“NGACMIM- Mitrovicë Veri 07.05.2024 – 09:43. Ankuesja kosovare, ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.