Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë mjegullës, duke theksuar rreziqet që kjo gjendje paraqet për sigurinë në trafik.
Policia këshillon drejtuesit që të përdorin dritat e mjegullës për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të dukshëm për shoferët e tjerë.
Po ashtu, përmendet rëndësia e mbajtjes së shpejtësisë nën kontroll dhe ndjekjes së krahut të djathtë të rrugës për të shmangur përplasjet e mundshme.