Mjekët e Klinikës Infektive kanë thënë se nuk duan t’i marrin shtesat prej 60 eurosh të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Stafi i kësaj klinike konsideron se ky vendim është denigrues dhe ofendues për ata.
Derisa shtojnë se do të vazhdojnë luftën me pandeminë bazuar në betimin e dhënë të Hipokratit.
Kjo u bë e ditur nga një letër drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.
“Stafi i Klinikës Infektive konsideron se vendimi i fundit për mbështetje financiare për tre muaj në vijim me nga 60 euro është vendim denigrues dhe fyes. Personeli shëndetësor dhe stafi mbështetës i Klinikës Infektive nuk ka nevojë për lëmoshë, por për përkrahje të duhur dhe të merituar nga Qeveria e Kosovës. Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës dhe nën betimin e Hipokratit, do të vazhdojmë të luftojmë kundër COVID-19 me të gjitha forcat tona sepse pacienti ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shenjtë”.