Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshimtë keqtrajtim apo braktisje të fëmijës në Gjakovë.
Në raport thuhet se gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht.
“Është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që në Spitalin e Gjakovës, gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.
Në këtë rast, është njoftuar Qendra për Pune Sociale.