Kryetari i Partisë Socialdemokrat, Dardan Molliqaj, ka thënë se duhet të publikohet marrëveshja e arritur sot në Bruksel për targat.
“Targat ilegale KM po pranohen! Publikojeni marrëveshjen! Janë dërguar njerëzit në veri. Për çfarë?! Për ta pranuar Qeveria pastaj se pjesa veriore trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Ky është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe aventurë e rrezikshme”, ka shkruar në Facbook ish-krahu i djathtë i Albin Kurtit.
Më tutje sipas Molliqajt, logjika është ajo e ndarjes etnike e territoriale; rruga është trajtim i segmentuar – marrëveshje pas marrëveshjes; rezultati përfundimtar është Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Kësaj Qeverie nuk i bëhet vonë ta dëmtojë Kosovën, halli është si të fshihet para publikut. Asgjë ndryshe nuk kemi pritur, por jo kaq shpejt.