Alvaro Morata ka përjetuar një makth të vërtetë në fund të gjysmëfinales ndaj Francës, që mund t’i kushtojë dhe finalen e së dielës.
Sulmuesi spanjoll, ndonëse ishte zëvendësuar nga trajneri De la Fuente, ka pësuar një lëndim të rëndë, këtë herë krejt aksidentalisht.
Morata po festonte me shokët e ekipit, kur një punonjës sigurie, në tentativë për të kapur një tifoz që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti dhe u përplas në këmbët e tij.
Sulmuesi u pa të çalonte dhe të mbante gjurin me dorë, madje disa media raportuan se ai mund të humbasë finalen, teksa nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë incident.