Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe me reshje.
Reshjet pritet të jenë në formë shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat më të larta malore mund të ketë edhe reshje bore. Këto kushte meteorologjike do të ndikojnë që temperaturat të mbeten relativisht të ulëta.
Temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Në disa zona më të ftohta, sidomos në jug të vendit si në Dragash, temperaturat minimale mund të zbresin deri në 0°C.
Sipas parashikimit, temperaturat më të larta gjatë ditës pritet të regjistrohen në disa qytete si Prizren, Gjakovë dhe Istog, ku maksimalet mund të arrijnë deri në 12°C. Ndërkohë, në qytete të tjera si Prishtinë, Mitrovicë, Pejë dhe Malishevë temperaturat maksimale do të sillen rreth 11°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi që pritet të variojë nga 1 deri në 9 metra në sekondë, duke sjellë ndjesi më të freskët të motit gjatë ditës.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugë, sidomos në zonat ku reshjet mund të shoqërohen me temperatura më të ulëta, pasi në orët e hershme të mëngjesit mund të ketë edhe ngrica lokale.


























