Motër e vëlla, janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakërishtë”. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për EO, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
Kolgeci ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjtit janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.
Sipas tij, gjendja e tyre në këto momente është e mirë dhe se lëndimet nuk janë të rënda.
“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci.
Përderisa Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.


























