Kushte të motit jostabil do të vijojnë edhe sot.
Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit.
Temperaturat shkojnë në 27C e 30C.
Rrebeshe shiu pasdite paraqiten edhe ditën e shtunë.
Fundjava me përmirësim gradual, por të shtunën ende mund të ketë shtrëngata lokale me bubullima.
Të dielën më qetë, me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu.