Gjatë natës depërtimi i frontit të ftohtë ajror në disa pjesë të vendit solli reshje të dendura bore dhe erëra të fuqishme-kalimtare veriore. Në shumë vise u krijuan edhe shtresa bore, por reshjet nuk do të zgjasin shumë.
Reshjet e herëpashershme të borës do të zgjasin edhe në mëngjes dhe lokalisht edhe paditen e së Enjtes, ndërsa dita vijon e qetë, por e ftohtë. Temperatura maksimale 4 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pas një nate me reshje të dendura shiu e bore (varësisht nga rajoni në rajon), dita vijon me vranësira e reshje të pakta lokale. Po ashtu pritet edhe kthjellim i motit dhe intervale kohore me diell, por mbetet ftohtë sidomos në viset kontinentale.
Të Premten sërish destabilizim i fuqishëm i motit me reshje të dendura shiu, pastaj edhe me reshje bore.
Fundjava sjelll stabilizim gradual të motit, por mbetet ftohtë dhe mëngjeset pritet të jenë me acar.