Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë sidomos në mesditë, pas një mëngjesi të ftohtë dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 minimalet deri në 20 gradë Celsius maksimalet.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi vende-vende me mjegull, ndërsa dita stabile dhe mjaft e ngrohtë.
Gjatë natës në Kosovë do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të pësojnë ulje sepse do të kemi depërtimin e ajrit të ftohtë në kuadër të një fronti të ftohtë ajror. Fronti i ftohtë do të jetë i thatë. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë reshje të dobët afatshkurtër.
Nga e diela më ftohtë dhe me erëra të ftohta nga veriu, por vazhdojnë kthjellimet dhe rrezet diellore. Do të fillojnë edhe “minuset” e lehta orëve të hershme të mëngjesit. Ditët do të vazhdojnë të jenë stabile, por pak më të ftohta dhe pa gjasa për reshje atmosferike.