Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell, por edhe me shtim të vranësirave gjatë dites. Mund të ndodhë edhe ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu vetëm në ndonjë rajon. Temperaturat maksimale do të vazhdojnë të jenë të larta , ndërsa në mëngjes parashihet që në disa lugina të ketë mjegull. Maksimalja pritet deri në 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë vjeshtor. Mëngjesi i freskët, vende-vende me mjegull, ndërsa dita e këndshme vjeshtore. Pasdite në veri të Malit të Zi dhe rrallë në disa vise tjera kodrinore-malore të rajonin mund të ketë zhvillime të disa rrebesheve të izoluara të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshjet do të jenë afatshkurtra dhe të izoluara.
Nga e mërkura na pret mot pothuajse i ngjashëm, por temperaturat mund të fillojnë të ulen gradualisht, ndërsa nganjëherë do të ketë shtim të vranësirave dhe rrallëkund ndonjë reshje e izoluar. Përndryshe vazhdon dominimi i plotë anticiklonik.