Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite parashihen zhvillime të rrebesheve, afatshkurtra, të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite pritem zhvillime të rrebesheve lokale, afatshkurtra të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të lehta.
Shtatori fillon me mot të nxehtë dhe kryesisht stabil
Të Dielën na pret mot kryesisht me diell dhe më stabil. Priten edhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu rrallë në ndonjë rajon. Temperaturat maksimale shënojnë rritje.
Nga e hëna kryesisht me diell dhe mjaft nxehtë. Rrebeshe të izoluara orëve të pasditen priten vetëm në jug të Shqipërisë ku mund të preken edhe viset bregdetare. Temperaturat maksimale mbi 30 gradë Celsius.