Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell, por edhe me vranësira lokale orëve të pasdites. Këto vranësira mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh krejtësisht të izoluar shiu, por pjesa absolute e vendit do të ballafaqohet me vapën ekstreme.
Temperatura maksimale deri në 38 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe eksremisht i nxehtë veror. Temperaturat maksimale mbi 40 gradë Celsius në viset më të nxehta të viseve tona, kurse orëve të pasdites në disa vise kodrinore-malore parashihen disa zhvillime dhe ndonjë rrebesh i shkurtër shiu me bubullimë.
Vapa ekstreme verore do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, por stuhitë e forta lokale i afrohen Ballkanit dhe priten zhvillime edhe në viset tona por ende krejtësisht të izoluara dhe atë kryesisht në vise kodrinore-malore. Stuhi më të përhapura priten nga e Enjtja ku vende-vende presim freskim të shumëpritur të motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.