Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa priten vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme. Maksimalja deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar sidomos pasdite vonë në viset bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në mbrëmje parashihen rrebeshe lokale shiu në bregdet të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
E Marta dhe e mërkura sjellë rrebeshe lokalisht intensive në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në Kosovë parashihet mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe rrallëkund me ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta. Rrebeshe paksa më të përhapura në Kosovë dhe Maqedoni priten të mërkurën, por vetëm në rajone të caktuara.
Nga e Enjtja përmirësim i motit në të gjitha territoret tona.