Sot në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta me reshje e rrebeshe të shpeshta shiu.
Mes rrebesheve do të ketë intervale kohore me diell. Gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime të fuqishme konvektive dh si rezultat mund të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Vende-vende ka mundësi për ndonjë shtrëngatë të fortë me breshër, rrebeshe intensive, erëra të fuqishme kalimtare dhe bubullima masive. Temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht mund të ketë shtrëngata të fuqishme me breshër.
Reshje dhe rrebeshe të herëpashershme lokale parashihen edhe të Premten dhe të Shtunën, me ulje të temperaturave, ndërsa të dielën dhe të hënën presim përmirësim të motit, megjithatë mbesin gjasa për ndonjë reshje të dobët- afatshkurtër, të izoluar