Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dhënë detaje nga takimi i presidentes kosovare Vjosa Osmani me drejtuesen e këtij dikasteri gjerman, Annalena Baerbock, transmeton KosovaPost.
Në një postim në platformën X shkruhet se në këtë takim është thënë se Gjermania e shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Për integrimin rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor, nevojitet përparim në CEFTA dhe normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Presidenca e Kosovës në një njoftim ka thënë se Osmani, gjatë takimit që pati sot me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.