Shkëndije Mujaj u rikthye në vendlindjen e saj pas 3 viteve për të pritur një nga festat e saj të preferuara, Kurban Bajramin. Dhe pikërisht atëkohë, Mujaj i befasoi të gjithë duke u shfaqur krejtësisht ndryshe, me mbulesë.
Gjithçka sipas saj, nisi nga një ëndërr që ajo pa kur ishte në gjendje kome.
“E kam pa me syt e mi, është një mrekulli”, u shpreh ajo.
Mujaj vazhdoi këtë rrëfim duke thënë se feja islame i ndihmoi të luftojë me vetën për ta përballuar më lehtë vdekjen e nënës së saj.


























