Ministri tha se janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar.
“Shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve. Siç edhe kanë deklaruar nga vetë asociacioni i komunave, dëmi buxhetor tashmë ka tejkaluar mbi 100 milionë euro. Por deri më tani, nuk kemi dëgjuar për ndonjë rast të hapur nga prokuroria ndaj atyre që nënshkruan paligjshëm dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit dëmtim prej mbi 100 milionë euro”, ka shkruar Murati në Facebook.
Murati ka thënë se çështje tjetër shqetësuese është edhe abuzimi i përmbaruesve me tarifat. “Nuk janë të rralla rastet kur tarifa e përmbaruesit tejkalon edhe vlerën e borxhit që përmbarohet”, ka theksuar ai.

























