Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është votuar Projektligji i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2024 në vlerën 3 miliardë e 314 milionë euro nga të cilat 860 milionë euro në kategorinë shpenzime kapitale. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se të hyrat buxhetore gjatë periudhës janar – shtator 2023 janë rritur për 14.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Kryeministri Albin Kurti, në këtë mbledhje ka thënë se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
Ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ku është miratuar buxheti për vitin tjetër, tha se prioritet do t’i kushtohet sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ky buxhet parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe parashihet të ndikojë te qytetari. Gjithashtu pritet të rritet edhe koeficienti i Ligjit të Pagave, nga 105 euro në 110. Kjo nënkupton që paga minimale bruto do të jetë mbi 700 euro”, u shpreh Murati.
“Prioritet iu është dhënë fushës mbrojtjes dhe sigurisë duke quar buxhetin për këta dy sektorë , pra për ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për Ministrinë e mbrojtjes në 370 milionë euro në total .
Sa i përket fushës së arsimit ka një rritje të theksuar e cila kryesisht është shpërndarë në nivelin komunal dhe këtu ka pasur një rritje prej 20 për qind .
Në fushën e shëndetësisë rritja është 25 për qind e buxhetit krahasuar me vitin 2023 .
Ai tha se në fushat tjera ka po ashtu mbeshtetje . “Investimet kapitale do të fokusohen përfundim dhe kompletim të projektet infrastrukturore që janë proces apo kanë filluar.