Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.
Por ai thekson se duke filluar nga ky muaj, skemat ekzekutohen me rritjen prej 20%.
“Pensioni Bazik i Moshës, pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial, pensionet për Aftësi të Kufizuara, pensioni për Personat e Verbër, pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, pensioni Invalidor i Punës, pensioni Familjar, dhe pensioni i Parakohshëm i Trepçës.Qeveria për të gjithë!”, ka sqaruar Murati përmes një postimi në Facebook.