Reagime të shumta kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, se duhet pasur mirëkuptim për Serbinë, për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Rama në të ardhmen mund të kërkojë mirëkuptim për Vuçiqin për krimet e kryera në Kosovë.
“Veç kur t’lyp naj ditë mirëkuptim për Vuçiqin, për krimet e kryera në Kosovë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.