Elon Musk humbi 11 miliardë dollarë një ditë pasi hynë në fuqi tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump.
CEO i Tesla-s dhe miku i presidentit amerikan ishte ndër miliarderët amerikanë që pësuan goditjen më të madhe pas zbatimit të taksave të reja të administratës Trump.
Në fakt, më shumë se gjysma e personave të ndjekur nga indeksi i pasurisë i Bloomberg pësuan humbje, me 500 njerëzit më të pasur në botë që humbën gjithsej 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trumpit.
Mark Zuckerberg i Meta-s dhe Jeff Bezos i Amazon-it gjithashtu pësuan humbje të mëdha.
Të enjten, ditën pas shpalljes së tarifave, Musk humbi 11 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Në total, CEO i Tesla-s ka humbur 110 miliardë dollarë deri tani këtë vit. Aksionet e Tesla-s gjithashtu ranë me 5.5 për qind.
Aksionet e Amazonit ranë me 9 për qind, duke i kushtuar themeluesit të gjigandit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë pasuri personale.
Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë nga pasuria e tij që kur u shpallën tarifat, që përbën rreth 9 për qind të pasurisë.
Që nga mesi i shkurtit, aksionet e Meta kanë rënë gjithashtu me rreth 28 për qind.
Të mërkurën, Trump njoftoi se tarifat reciproke që variojnë nga 10% në 50% u vendosën mbi produktet që SHBA importon nga shumë prej partnerëve të saj tregtarë, duke përfshirë 20% në BE, 34% në Kinë, 46% në Vietnam, 32% në Tajvan, 24% në Japoni, 26% në Indi, 25% në Tajlandë 3% në Korenë e Jugut, 3% në Tajlandë 3% në Korenë e Jugut. 32% në Indonezi, 24% në Malajzi, 49% në Kamboxhia, 30% në Afrikën e Jugut, 30% në Bangladesh dhe 17% në Izrael.