Rezoluta më e fundit e Parlamentit Evropian për Serbinë përfaqëson një ndër qëndrimet më të qarta dhe më të drejtpërdrejta që ka mbajtur ndonjëherë Brukseli ndaj sjelljes së Beogradit karshi pakicave kombëtare. Kështu thotë sh-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Tutje Mustafi në Facebook, thekson se ‘”ajo e zbërthen me fakte dhe gjuhë të prerë realitetin që pakicat, përfshirë shqiptarët e Luginës së Preshevës, e jetojnë çdo ditë: të drejta të kufizuara, përfaqësim formal e të kontrolluar nga qeveria dhe mungesë të kushteve elementare për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor.”


























