Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është takuar me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq në kuadër të vizitës së saj në këtë komunë.
Në këtë takim, dyshja ka diskutuar për projektet në fushën e arsimit dhe nevojat e shumta që ka kjo komunë të cilat, siç thuhet në njoftim, janë lënë anash për shumë vite.
Tutje, Nagavci bashkë me kryetarin dhe deputeten, Arjeta Fejza kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë.
“Me nxënës, mësimdhënës dhe menaxhmentin e shkollës biseduam për vitin e ri shkollor dhe kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Shpreha gatishmërinë për të mbështetur kërkesat dhe nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve, në mënyrë që atyre mos ju mungojnë kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.


























