Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka raportuar për shpenzimet në blerjen e teksteve shkollore në Komisionin hetimor për blerjen e librave për vitin shkollor 2023-2024. Ajo bëri të ditur shumën e planifikuar për shpenzime për tekste dhe mjete shkollore, që sillet afërsisht mbi 11 milionë e gjashtëqind mijë euro, derisa janë shpenzuar mbi 17 milionë euro.
Ministrja Nagavci, më tej, duke iu referuar të dhënave në vitet 2014-2015 e këndej, në shpenzimet për tekste dhe mjeteve mësimore, bëri të ditur se shpenzimet në tekste dhe mjete mësimore kanë qenë më shumë se planifikimi.
Ministrja Nagavci tutje përmendi të dhënat nga auditori që ka gjetur shkelje vit pas viti, duke mos u ndalur në hollësi të të dhënave.
“Viteve të fundit auditori nuk ka gjetur shkelje sa i përket menaxhimit të financave publike në lidhje me vlerën e teksteve mësimore”, deklaroi Nagavci, derisa shtoi se ka pasur vështirësi në distribuim të teksteve mësimore.
Më tej ajo tha se nuk ka të dhëna se ndonjë nxënës ka mbetur pa tekste shkollore