Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë vlera e koeficientit bazë për mësimdhënësit do të përcaktohet shumë shpejt nga Qeveria.
Ligji për Pagat është miratuar kohë më parë, por deri më tash ende nuk është bërë i ditur koeficienti bazë. SBASHK-u ka deklaruar se nëse koeficienti nuk është mbi 120 euro, do ta kundërshtojë atë.
Megjithatë, ministrja ka thënë se nuk është në kompetencat e saj të përcaktojë këtë koeficient, teksa sipas saj sfidë mbetet ngritja e cilësisë së arsimit në vend.
“Vlera e koeficientit do të përcaktohet shumë shpejt në Qeveri. Nuk është në kompetencat e mia të plota të flasë për këtë, por besoj se koeficienti do të reflektojë edhe rritjen ekonomike. Sektori i arsimit është përfitues i të gjitha ndryshimeve dhe koeficienteve që janë planifikuar në Ligjin e Pagave. Por sfida mbetet ngritja e cilësisë në arsim e jo vetëm koeficientët”, ka deklaruar Nagavci në RTK.